Tumor në tru, shuhet producenti i yjeve muzikore

526
Sigal

Një lajm i hidhur na vjen nga bota e shoubizit botëror.

Producenti Michael James Ryan aka Busbee, që ka qëndruar pas suksesit të artistëve të njohur botërorë, është ndarë nga jeta në moshën 43 vjeçare.

Michael James Ryan i tha lamtumirë kësaj bote, për shkake që ende nuk bëhen me dije zyrtarisht, por që familjarët e artistit kanë bërë me dije se Michael ishte diagnostikuar me tumor në tru.

Busbee ishte një muzikant dhe producent i famshëm, i cili kishte punuar gjatë karrierës së tij me emra të mëdhenj të industrisë muzikore.

Ai kishte shkruajtur tekste për këngëtarë të njohur si: si Maren Morris, Garth Broks, Lady Antebellum, Keith Urban, Florida Georgia Line, Pink, Shakira, Christina Aguilera apo Jonas Brothers.