‘Ti je Zoti im’/ Ja fjalët e ndjera të Fjollës për të ëmën e sëmurë

569
Sigal

Fjolla Morina ka treguar se së fundmi ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj, për shkak të gjendjes shëndetësore të së ëmës. Sot, ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në “Instagram” ku shfaqet duke përkëdhelur dorën e së ëmës të shtruar në spital, pasi ka kaluar një operacion të gjatë dhe të vështirë.

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë! Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit… luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: “Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat!”

E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im, ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë! Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës, të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje”, ka shkruar Fjolla krahas fotografisë së postuar.