Tea Trifoni bën ndryshimin drastik në pamje, zbulon ndërhyrjen e fundit që ka kryer

300
Sigal

Ish-konkurrentja e “Përputhen’, Tea Trifoni ka treguar se ka kryer disa ndryshime sa i përket pamjes së saj fizike, përfshirë këtu balonin gastrik për të rënë në peshë dhe më pas një ndërhyrje në gjoks për ta zmadhuar atë.

Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale ku ka folur gjatë  për problemet me kilogramet e tepërta si dhe ankthin.

“Stres për mua janë kilogramët e tepërt dhe barku obez”– i shkruan një ndjekës ish-konkurrentes së Për’Puthen.

Ajo ka rrëfyer se vitin që lamë pas ishte më e dobët dhe në komentet e publikuara në rrjet ka këshilluar vazhdimisht ndjekësit e saj që “ta duan veten ashtu siç janë”.

“Sado moral të të bëj unë, nuk do të ndihesh më mirë dhe nuk ka për të të ikur ky stresi deri në momentin që do vendosësh të duash veten tënde ashtu siç je.

Image

Ti mund ta humbësh atë peshën e tepërt që mendon se ke, mund ta bësh stomakun e sheshtë dhe mund të jesh më e dobët seç ke qenë gjithë jetën tënde, edhe prapë nuk do të pëlqejë vetja.

Nuk do të pëlqejë vetja sepse pastaj do kërkosh të kesh trup më të tonifikuar seç e ke, do duash këmbë më të gjata seç i ke, do duash duar më fine. Prapë nuk do të pëlqejë vetja, deri në momentin që të vendosësh të duash veten ashtu siç je.

Edhe këtë ta them nga eksperienca. Vitin e kaluar, në këtë periudhën prill-maj, kam qenë më e dobët se kurrë. Nuk kisha mish në trup, as gjoks, as vithe, as bark, asgjë, isha kockë e lëkurë. E prapë mendoja se duhej të dukesha më mirë sepse kishte njerëz që më thoshin “Tea je e shëndoshë”.

Ndërkohë mua kishin filluar të më dilnin rrudhat ngaqë isha dobësuar aq shumë. Edhe pastaj vendosa që ti thërrisja mendjes, edhe të kujtoja se para se të filloja të dëgjoja njerëzit që komentonin për mënyrën se si unë dukesha, unë isha shumë e lumtur me veten time. Normalisht që e mira nuk ka fund thoja dhe ka mënyra plot për tu dukur e bukur, por për aq kohë sa je e shëndetshme dhe je e lumtur me veten tënd e do veten tënde.

Nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët. Kështu fillova të haja dhe të shijoja çfarë unë doja të haja.

Duhet të mbash mend se bukuria është subjektive. Ka njerëz që pëlqejnë trupa të mbushur dhe të tjerë trupa të hollë. Mua më pëlqen trupi im i mbushur”, u shpreh Tea.

Një tjetër ndjekës i ka kërkuar asaj një këshillë për problemet me ankthin. Këtu Tea zbuloi se vuan vetë nga ankthi dhe po këshillohet e një psikolog për ta ndihmuar.

“Për këtë nuk të këshilloj dot sepse vuaj vetë nga ankthi edhe akoma nuk i kam bërë dot derman. Nuk di si ta heq. Sigurisht duhet të këshillohesh me një psikolog, sepse profesionistët e asaj fushe janë të vetmit që mund të të ndihmojnë. Këtë po bëj edhe unë.”

Image