Tayna në gjurmët e Era Istrefit, merr ofertën nga shtëpia e njohur diskografike

851
Sigal

Me pak këngë dhe një kohë fare të shkurtër, Tayna mori famën dhe u shndërrua në reperen më të re komentuar në botën e showbizit.

Dhe me sa duket sukseset do të vijojnë ta ndjekin pas reperen shqiptare, pasi ajo është gati për një tjetër hap të madh në karrierën e saj. “Prive.al” raporton sot se Tayna është në tentativa për të nënshkruar një kontratë me Sony Ultra Music, shtëpinë diskografike me të cilën edhe Era Istrefi nënshkroi kohë më parë.

Burime kanë rrëfyer për “Prive.al” se  rreth një muaj më parë, menaxheri i Taynas ka refuzuar ofertën e parë e cila kapte shifra disa milionëshe. Por një postim i fundit i menaxherit Rinor Hykolli, na lë të kuptojmë se negociatat me Sony-n po vazhdojnë dhe janë shumë shpejt pranë nënshkrimit.