Stefano Gabbana ‘sulmon’ Chiara Ferragnin: Fustani nusërisë ishte shumë i lirë

530
Sigal

Dezenjuesi Stefano Gabbana ka sulmuar fustanin e nusërisë së blogeres italiane të modës Chiara Ferragni, duke thënë se ishte shumë i lirë.

Ferragni u martua me këngëtarin Fedez Leonardo Lucia në një ceremoni ku veshi tre fustane të ndryshime të Diror.

Pas ceremonisë një foto e saj u publikua nga Harper’s Bazaar dhe kapi vëmendjen e stilistit të Dolce&Gabbana i cili shkrujti thjesht: “I lirë”.

Në një foto bardh e zi 31-vjeçarja shihet me një prej fustaneve të saj me dantellë dhe mëngë të gjata.

Ndërsa komenti i Gabbana nuk kaloi pa u vënë re nga komentuesit e zëmruar që e kritikuan stilistin.

“E panevojshme. Unë e dua markën tuaj por sulmi ndaj të tjerëve është i pajustifikueshëm dhe pa klas. Kini më shumë respekt për veten dhe për biznesin që keni ndërtuar me kujdes,”– tha një komentues.

Sipas Dior, fustani i krijuar për Ferragnin është frymëzuar nga artizanati italian me atë francez duke dhënë një rezultat që është përfundimisht bashkëkohor dhe i përjetshëm.