Sot është një moderatore e njohur por Kiara Tito punën e saj të parë e ka pasur si velinë

270

Moderatorja e Klan-it, Kiara Tito është përfolur shpesh në media për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri.

Ajo ka thyer heshtjen dhe është shprehur se janë miq dhe asgjë më tepër.

Por të gjithë Kiara Titon e mbajnë mend në prezantimin e emisionit të njohur ‘Top Select’ ku u bo dhe shumë e njohur për publikun.

Mirëpo, ndonëse të gjithë mendonin se Kiara karrierën e saj e ka nisur në ‘Top Channel’, në fakt moderatorja ka zbuluar se ka qenë velinë më parë në emisionin invetigativ “Ça thu” që është transmetuar në ‘Agon Channel ‘nga Gentjan Zenelaj dhe Saimir Kodra.

Në një intervistë për “Thumb”, Kiara ka folur për këtë eksperiencë.

“Mendoj që çdo person nuk e harron asnjëherë punën e parë. Në fakt ka qenë “Agon Channel” i pari por nuk kam bërë atë që unë kam dashur të bëjë. Kam qenë velinë në “Agon Channel”, me Saimirin dhe me Gentin. Kanë qenë fillimet e “Ça thu”.”, tha Kiara duke theksuar se në fakt ia di për nder Top Channel për famën që ka sot.

Image

Image