Sonte mbahet finalja e Eurovision, ja kush janë 25 finalistët

158
Sigal

Mbrëmjen e sotme do të mabhet finalja e madhe e Eurovision 2022. Pjesë e saj janë 25 shtete, të cilët sonte do të konkurrojnë për vendin e parë.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedia.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali dhe ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.