Sofia Richie, nënë për herë të parë

39
Sigal

Sofia Richie dhe Elliot Grainge do të bëhen prindër! Modelja zbuloi për Vogue se është shtatzënë dhe në pritje të një vajze.

“Zemrat tona janë mbushur me shumë dashuri! Shumë falenderuese për të gjithë mbështetjen tuaj! Mezi pres për kapitullin tjetër në jetën time”, shkroi ajo në Instagram, në fotot ku bënte me dije se është në pritje të ëmbël.

Richie është rreth 6-muajshe shtatzënë dhe prej kohësh njerëzit kanë dyshuar për një shtatzëni, për shkak se ajo vishte pallto oversize. Sofia tha se e ka fshehur shtatzëninë për qëllimin e vetëm: Të mbrojë hapësirën e saj.

Sofia Richie, nënë për herë të parë

Richie dhe Grainge, e bënë lidhjen e tyre publike në fillim të vitit 2021. Ata e nisën marrëdhënien e tyre si miq, më pas në prill të 2022, ai i propozoi.

Sofia Richie, nënë për herë të parë

Ata i premtuan njëri-tjetrit dashuri në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes, në rivierën franceze në prillin e vitit të kaluar.