S’jua merr mendja se kujt i dedikohet kënga e re e Maluma-s!

49
Sigal

Maluma ka publikuar një këngë të re dhe jo, nuk i dedikohet dashurisë, as aventurave të verës, por Lionel Messi-t dora vetë!

Messi është njeriu i momentit në skuadrën Inter Miami dhe i gjithë talenti dhe suksesi i tij kanë frymëzuar edhe Maluma-n, i cili publikoi një video në Instagram, ku promovoi këngën e re, së bashku me Yandel dhe shkroi: “Trophy” (“Trofeo”), një tribut për më të madhin, Leo Messi 10!”, duke njoftuar gjithashtu se kënga është në të gjitha platformat.

Messi shfaqet i buzëqeshur në klip, në stadiumin “DRV PNK” me fanellën e Inter Miami, ku mban në duar kupën e fituar nga skuadra. Ai takohet me Maluma-n, i cili mban veshur fanellën e Messi-t me numrin 10 dhe futbollisti i jep këngëtarit trofeun.