Single apo me Butrintin? Kiara Tito na shuan kureshtjen

753
Sigal

Kiara Tito ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture”, aty ku rrëfeu disa detaje nga jeta e saj private, për të cilat të gjithë jemi kuriozë.

Moderatorja bukuroshe e ekranit është përfolur për romancën me Butrint Imerin, por me sa duket gjithçka paska marrë fund mes tyre.

Kjo pasi Kiara iu përgjigj me “po”, pyetjes nëse është single. Më tej moderatorja foli edhe për takimin ideal me një mashkull dhe ajo dha versionin më romantik të mundshëm!

Imagjinoni: Ora 21:00 e darkës, buzë detit, jastëkë në rërë dhe ata të dy!

Pak muaj më parë e pyetur për lidhjen me Butrintin, moderatorja tha se largësia nuk mund të mbante një lidhje kështu që ata nuk ishin bashkë.

Mirëpo ata shkëmbejnë shpesh komente dhe pëlqime në rrjetet sociale dhe kjo na bën disi të dyshojmë për marrëdhënien që kanë aktualisht.