Sigal

Moderatorja simpatike Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko ditën e nesërme do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Çifti e mbajti për një kohë të gjatë të fshehur lajmin e martesës, megjithatë tashmë Elita ka filluar të zbulojë vetë disa detaje nga dasma. Deri më tani ka zbuluar ftesat, pajën, këpucët dhe tani e ka radhën më i rëndësishmi, fustani. Pak minuta më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto të tij dhe duket si fustan princeshash.

Elita ka zgjedhur që në këtë ditë të rëndësishme, pamjen e saj t’ia besojë kompanisë “Geraldina Sposa”. Kemi mësuar se fustani është i personalizuar dhe çdo detaj i tij është krijuar vetëm për moderatoren.

Meqenëse Elita e ktheu në traditë publikimin e fotove nga numri 5 dhe në zbritje, nesër mbetet të shohim foton zyrtare të çiftit, e cila me siguri do të jetë e bukur dhe plot dashuri.