Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s’do të kishin bërë ndërhyrje

334
Sigal

E keni imagjinuar ndonjëherë sesi mund të duken shumë personazhë të famshëm nëse do të ishin plakur në mënyrë natyrale pa filler, botoks apo ndërhyrje të tjera estetike? Nëse jo, mund t’i shihni tani!

1.  Cindy Crawford

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do

Modelja ka treguar hapur se fytyra e saj tani është falë dietës së shëndetshme, por padyshim edhe prej kirurgut të saj estetik.

“S’do ta gënjej veten, kur kalon një moshë e caktuar kremrat funksionojnë për teksturën e lëkurës, por jo për elasticitetin. Unë bëj përmes injeksioneve koktejle vitaminash, botoks, kolagjen, etj. Kam një jetë të thjeshtë, të shëndetshme, pi shumë ujë dhe kujdesen për çfarë ha, por cilësinë e lëkurës ja atribuoj doktorit tim.”

2. Christie Brinkley

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do

“Në një pikë të jetës, ti ndjen se ke nevojë për diçka më shumë. Kur shihem në pasqyrë unë dua të ndihem aq mirë sa ndihem tani. Dhe nëse mund të kesh diçka që të bën të ndihesh mirë me veten dhe me vetëbesimin është kur shpirti përputhet me fytyrën tënde. Shpirti im është energjik dhe entuziast. Ashtu e dua dhe fytyrën.” -është shprehur ajo, teksa fliste për ndërhyrjet.

3.Robin Wright

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do

Aktorja ka pranuar se bën botoks dhe shumë procedura të tjera, por nëse s’do t’i bënte, në moshën 55-vjeçare do të dukej si në foton e dytë.

4.Linda Evangelista

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do

Linda Evangelista është gjithashtu një tjetër e famshme që nuk ja la në dorë kohës të vendosë për fytyrën e saj. Ajo gjithnjë e ka pranuar se bën botoks dhe procese të tjera që pasurojnë lëkurën me kolagjen.

5. Jane Fonda

Pa ndërhyrje dhe botoks, aktorja 83-vjeçare do të dukej si në foton e dytë!

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do

6. Melanie Griffith

Melanie është nga ato raste që janë penduar për ndërhyrjet që kanë bërë. Madje është shprehur se mezi pret t’i kthehet fytyrës së saj natyrale për t’u ndjerë më mirë me veten.

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do

7. Cher

Këngëtarja ka pranuar hapur se ka ndërhyrë për të ruajtur bukurinë e rinisë së saj.

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do

8. Donatella Francesca Versace

Donatella në të 65-at e saj, nëse nuk do të kishte bërë ndërhyrje!

Si do të dukeshin VIP-at nëse me kalimin e moshës s'do