“Si burrë…”/Miss Turqia 2024 kritikohet në rrjetet sociale për pamjen e saj!

TURQI

Kurorëzimi i Idil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024 ka bërë bujë të madhe në Turqi, kjo pasi shumë mendojnë që nuk ka asnjë lidhje me standardet mbizotëruese të bukurisë.

Sigal

Kurorëzimi i 24-vjeçares ndezi debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale për standardet e bukurisë, seksizmin dhe thelbin e vërtetë të bukurisë. Ndërkaq, shumë personazhe publike janë mbledhur në mbrojtje të 24-vjeçares duke theksuar rëndësinë e bukurisë së brendshme, inteligjencës dhe individualitetit.

foto galeri

foto galeri

 

Bilgen është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Ajo është ndër të tjera vajza e ambasadorit së Turqisë në Ukrainë. Menjëherë pas kurorëzimit të saj shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin. Disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve ’70, në të cilat burrat maskohen si gra.

Megjithatë, nuk ishin të paktë ata që dolën publikisht dhe e mbështetën 24-vjeçaren. Këngëtarja e njohur turke Aleyna Tilki ishte ndër të parat që shprehu mbështetjen e saj. Miss Turqia 2016 Ecem Uzgör, e cila ishte përballur me kritika të ngjashme, shprehu gjithashtu solidaritetin e saj me Bilgen 24-vjeçare.