Sigal

Reperja shqiptare, Tayna është bërë e njohur përgjatë këtij viti për publikimet e disa këngëve. Nga disa është konsideruar si shumë i çuditshëm fakti që u bë e njohur kaq shpejt, por për shumë të tjerë bukuroshja kosovare është pëlqyer dhe e ndjekur. Me çfarë kemi parë, Tayna kujdeset që të gjithë projektet të jenë ndryshe dhe investon shumë, sidomos në ‘look’.

Prej ditësh ajo ka zbuluar se do të realizojë një projekt të ri muzikor, i pesti në repertorin e saj. Edhe këtë herë ka premtuar se do të bëjë diçka ndryshe.

Ndryshimin drastik e ka nisur me look-un duke u kthyer në bjonde platin.

Ndërkohë që më herët ka eksperimentuar me ngjyrën jeshile, sërish me nuancat e bjondes dhe me veshje tepër ekstravagante që përcjellin mesazh.