Shuhet Franca Valeri, ylli i kinemasë italiane sa festoi 100-vjetorin e lindjes

249
Sigal

Franca Valeri, ylli i kinemasë italiane është shuar mesditën e sotme. Mediat italiane dhe kolegët i kanë dhënë lamtumirën aktores së njohur Valeri, e cila vetëm më 31 korrik kishte mbushur plot 100 vjeçe. Datëlindjen e fundit, artistja e kaloi pranë të bijës, Stefania Bonfadelli dhe miqve të ngushtë.

“Ajo e di se është ditëlindja e saj, por ajo nuk flet për këtë”,- tha Stefania ndër të tjera. Stefania ka drejtuar La Vedova Socrate, një komedi nga më të famshmet e Franca Valerit. Në fakt, artistja kishte shprehur dëshirën për të parë përsëri veprën në skenë, duke i besuar rolin e protagonistes Lella Costa dhe duke i dhënë jetë një turneu të gjatë që filloi më 31 korrik, në datëlindjen e saj.

E dashur nga fansat, e vlerësuar nga kritikët dhe kolegët, Franca kishte zgjedhur të festojë 100-vjetorin e saj në Romë në shoqërinë e njerëzve të saj më të dashur.