Shpërtheu në lot gjatë intervistës, fansat bëjnë gjestin e papritur për Meghan Markle

472
Sigal

Pas shpërthimit në lot gjatë një interviste në “ITV”, fansat kanë bërë një gjest të befasishëm për dukeshën Meghan Markle. Të gjithë fansat kanë bërë postime të shumta në Twitter, duke përdorur hashtagun “TëDuamMeghanMarkle”. Ky hashtag ka si qëllim që ti tregohet dukeshës e gjithë dashuria që fansat kanë për të dhe familjen mbretërore.

Dy ditë më parë, dukesha Meghan Markle në një intervistë për “ITV” shpërtheu në lot teksa foli në lidhje me sulmet që mediat kanë bërë kundër saj. “Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, u shpreh Meghan teksa nuk i ka mbajtur dot as lotët.