Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi, ka zbuluar pak minuta më parë se ai dhe gruaja e tij Vjosa Kaba janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku tregon edhe imazhin e vogëlushit.

“Jam shumë i lumtur t’ju tregoj për ardhjen në jetë të djalit tonë. Është gjithmonë kënaqësi të mirëpresësh pjesëtarë të rinj në familje”,- shkruan Mustafi.

Futbollisti i Arsenalit u bë baba për herë të parë në korrik të 2017 me një vogëlushe, të quajtur Noemi./revistawho.com