Shkëmbyen puthje pasionante, si qëndron e vërteta e lidhjes së Robert Berishës me modelen italiane

164
Sigal

Prej dy ditësh, Robert Berisha është bërë kryefjalë e mediave rozë. Një prej meshkujve më të pëlqyer shqiptarë, pasi fitoi statusin e beqarit pas afro 14 vitesh është lakuar në vazhdimësi mbi raporte me vajza të ndryshme. Së fundmi u përfol mbi një lidhje të re, me modelen italiane Maria Bova pasi u shfaq nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Modelja italiane i hodhi benzinë zjarrit me një video, në të cilën shiheshin duke shkëmbyer puthje pasionante.  Kaq mjaftoi që fansat të spekulonin se dyshja kanë nisur një lidhje. Ndërkaq, Maria publikoi një tjetër video ku shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Por, a janë ata vërtetë në një lidhje?

Sipas Prive, lajmi se ata kanë nisur një lidhje nuk është i vërtetë. Bëhet fjalë për një shoqëri dhe asgjë më shumë. Berisha vijon të mbetet beqar, pasi mes tij dhe italianes nuk ka asgjë serioze