“Shaolin Gang”, reperët kosovarë sjellin këngën kineze

2017
Sigal

Reperët Dj Blunt dhe Real 1 kanë njoftuar se emri i grupit të tyre do kthehet në “Shaolin Gang” dhe tashmë kanë sjellë këngë me këtë titull.

Një projekt muzikor ku vazhdojnë me të njëjtin stil muzikor, por bie në sy klipi që është bazuar në veshjet tradicionale kineze.

Që prej përplasjeve me reperin Gjiko, ata kanë thënë se ndryshojnë tërësisht rrymën e të bërit hip hop me këngët e tyre.

Nuk dihet nëse ky projekt është një diss për Gjikon apo ndonjë prej artistave shqiptarë.