Shakira publikoi këngën e re dhe gjejeni pak kujt i dedikohet

153
Sigal

Shakira po i tregon botës ndjesitë e saj përmes muzikës dhe në bashkëpunimin e ri me Karol G, ajo sërish i drejtohet ish-partnerit Gerard Piqué dhe të dashurës së tij 23-vjeçare, Clara Chia Marti. Ajo bashkëpunoi me Karol G dhe kënga “TQG” u publikua dje.

Tani, le t’u hedhim një sy vargjeve. 😉

Karol G thotë:

Ajo që të ka thënë se mund ta mbushësh boshllëkun me një person tjetër, të ka gënjyer,
Është sikur të mbulosh një plagë me makeup, s’mund ta shohësh, por e ndien,
Më le duke thënë se vazhdove përpara
Dhe gjete një të dashur të re
Çfarë nuk di ajo është se ti ende më kërkon

Vijojmë me:

Zemër, çfarë ndodhi? A nuk the që më kishe harruar?
Pse po më kërkon tani? Ti e di që unë s’i përsëris gabimet.
Thuaji të dashurës së re që unë s’konkurroj për burra
Ajo s’duhet të mundohet më
Sepse të paktën, të kisha kur dukeshe më i pashëm

Ecim te Shakira:

Të të shihja me dikë tjetër më lëndoi
Por jam gati të vazhdoj përpara
E harrova se çfarë përjetuam
Dhe kjo ty të bezdis
Jeta ime u bë më e mirë pa ty
Nuk je më i mirëpritur
E pashë se çfarë më tha e dashura jote
As nuk më nevrikosi, (thjesht) qesha

Nuk kam kohë për asgjë që s’më shërben
Kam ndryshuar drejtimin
I bëj paratë sikur e kam sport
Po mbush llogarinë bankare, shfaqjet, parkingun dhe pasaportën
Sipas lajmeve, jam më e fortë
Tani do të rikthehesh, është e qartë
Më prit atje, sikur jam idiote
Harrove që jam me dikë tjetër
Dhe “La Bochota” ishte e tepërt për ty (“La Bichota” është kënga e mëparshme e Karol G)

Ti më le dhe unë trefishova M-të:
Më e mirë, më e fortë, më rrëzëllitëse.
Nuk do të kthehem kurrë me ty, ti je fat i keq
Sepse tani po më lajnë bekimet
E ti do të rikthehesh, e dija
Më bën like fotot
Dukesh i lumtur me jetën tënde të re
Por unë e di që ende më kërkon mua

Që pas ndarjes nga Piqué, kjo është kënga e tretë (pas “Monotonia” dhe “BZRP”)  që Shakira i dedikon ish-partnerit me të cilin ka dy fëmijë Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç). Ndarja e tyre bëri shumë bujë, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me Clara Chia Marti.

Shakira e zbuloi tradhtinë përmes kavanozit të reçelit dhe pjesa tjetër është histori! Tanimë, shijojmë epokën e hakmarrjes së Shak dhe në fakt, s’është se nuk na pëlqen.

Shakira publikoi këngën e re dhe gjejeni pak kujt i dedikohet