Sfida Tirana – Skëndërbeu, këngëtarja Merita Halili shton emocionet e super-ndeshjes

645
Sigal

Sot luhet një nga sfidat më të rëndësishme të superligës shqiptare, ajo mes Tiranës dhe Skëndërbeut.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Air Albania në kryeqytet, në orën 17:00.

Përveç emocioneve futbollistike, sfida do të paraprihet nga tingujt e muzikës tironse, ku e ftuar do të jetë këngëtarja e njohur Merita Halili.

Pas shumë kohësh ajo do të rikthehet në skenë, jo në një skenë normale, por pranë shumë tifozave që do të shijojnë ndeshjen.

Zëri i ëmbel i Merita Halilit do t’ua zbukurojë pasditen kryeqytetasve dhe mysafirve nga Korca që priten te jenë të shumtë në stadium.

Skuadrat janë rivale historike, prandaj dhe emocioni në tribuna do të jetë i madh.