Sigal

Prej ditësh tashmë ka nisur ’10 years challenge’ dhe ’20 years challenge’, sfida më e re në ‘Instagram’, e cila ka prekur personazhet publikë, por jo vetëm. Shumë nga VIP-at shqiptarë e kanë mbështetur këtë sfidë duke publikuar fotot e tyre të para 10 viteve, ose më tepër. Në mesin e tyre ka qenë edhe Bes Kallaku, por krahas fotos së tij, pak minuta më parë, aktori i humorit publikoi edhe dy foto të Sinan Hoxhës. Këngëtari i njohur i muzikës popullore ka ndryshuar shumë nga koha kur është shkrepur fotoja e parë.

Siç duket, ajo foto i përket viteve të para të karrierës të Sinanit, rreth 20 vite më herët. Në atë kohë shumë më i ri, i dobët dhe më i çrregullt se tani, këngëtari i ka habitur të gjithë. Sigurisht ndryshimi lidhet edhe me kushtet në të cilat ishte këngëtari vite më parë në krahasim me të tashmen.

Komentet në fotot në fjalë nuk kanë munguar nga ndjekës dhe fansa të aktorit të humorit.