Së shpejti do të bëhen prindër, Eliona Pitarka: Si u njoha me burrin

696
Sigal

Eliona Pitarka po shijon në maksimum këtë periudhë të ëmbël pasi së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Aktorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë me ndjekësit momente nga pritja e ëmbël. Së fundmi gjatë një bashkëbisedimi në Instagram ajo ka zbuluar më tepër detaje për ndjekësit.

Eliona ka treguar se është në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe se ka shtuar 13 kilogramë.

Duke qenë se është treguar shumë e rezervuar për bashkëshortin e saj, ajo nuk iu ka shpëtuar pyetjeve rreth tij.

Aktorja ka rrëfyer se si është njohur me të, teksa është shprehur se ka qenë e motra që e ka prezantuar me të.

“As burrin se gjeta dot vetë, ma ka prezantuar dhe njohur motra”, është shprehur Eliona.

Ndërkohë, gjithashtu ajo ka zbuluar se në janar ka kaluar dhe koronavirusin, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë simptomë.