“S’e kam bërë për asnjë këtë ndryshim”, Fifi iu përgjigjet kritikëve pas rënies në peshë

291
Sigal

Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja e hitit “Zhurmë” është komentuar së fundmi edhe për shkak të rënies drastike në peshë, duke i surprizuar të gjithë me paraqitjen e saj dhe linjat trupore.

Pavarësisht komplimenteve, këngëtarja është përballur me një sërë kritikash se është bërë “si të tjerat”. Së fundmi, Fifi iu është përgjigjur interesit të ndjekësve në Instagram, ku mes të tjerash ka dhënë një përgjigje dhe ndaj atyre që e kanë kritikuar pas rënies drastike në peshë.

Nuk po më pëlqen që kishe humbur kile”, ka shkruar një ndjekës, ndërkohë që Fifi ia ka kthyer: “Kur shtova m’thoshit fuçi uthulle, tash pasi humba s’po ju pëlqen. Po e vërteta është se nuk kam bërë për as njëri këtë ndryshim tek vetja jem as me më gjyku a me më tregu a ma mirë kshtu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm“.

Kujtojmë që Fifi publikoi një muaj më parë projektin më të fundit në bashkëpunim me Young Zerkën, këngë e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë, ajo ka paralajmëruar një tjetër këngë me Ermal Fejzullahun.