Sigal

Samanta Karavello ka zgjedhur të funksionojë si artiste e pavarur nga ndonjë kompani muzikore. Sot ka sjellë projektin e parë muzikor të publikuar në kanalin e saj personal në Youtube.

“Vonë” titullohet balada e dashurisë, e ndërthurur me rapin e artistit nga Kosova, Elinel. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për artistët. Kënga është produkt muzikor i BigDealRecords, me tekst të reperit teksa për vijën melodike është përkujdesur edhe vetë Samanta.

Ndonëse ka vendosur të mos jetë më pjesë e “MaxProduction”, këngët e vjetra të Samantës vazhdojnë të mbeten në Youtube.