Sakrificat për të pasur një trup seksi, ylli televiziv zbulon si humbi 30 kilogramë

503
Sigal

Charlotte Crosby dikur ishte masa 16 ndërsa tani ka arritur masën 8. Ylli televiziv anglez, fituese e edicionit 12 të ‘Big Brother’, ka treguar së fundmi sesi ka arritur që të humbasë plot 30 kilogramë.

29-vjeçarja ka rrëfyer se kur ishte e shëndoshë ka patur probleme edhe në ecje, sidomos kur kishte për të ngjitur shkallë. Madje lodhej shumë dhe vazhdimisht i duhej që të bënte ndonjë pushim të shkurtër.

Për këtë aryse, ajo ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në jetën e saj.

Për të arritur fizikun e tanishëm, Charlote ka zbuluar sakrificat që i është dashur të bëjë. Ajo ka hequr dorë nga jeta e natës si dhe është munduar të ushqehet shëndetshëm, duke shmangur yndyrnat e tepërta dhe sheqernat.

E pasi humbi 30 kilogramët, ylli i televizionit tregon se ndihet shumë e lumtur. “Ndihem vërtetë shumë e lumtur dhe kam besim në trupin tim. Prej kohësh nuk kam qenë kaq e lumtur”, është shprehur ajo.