Ronela Hajati bën dedikimin prekës për të babain e saj të ndjerë

330
Sigal

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të suksesshmë në tregun shqiptar. Përveç talentit të saj, Ronela ka dalluar gjithmonë dhe për karakterin e saj unik që ka.

Ajo gjithmonë ka treguar marëdhënien e saj të fortë me prindërit dhe se ata janë pika e saj e dobët. Fatkeqësisht babai i këngëtares është ndarë nga jeta disa vite më parë dhe Ronela në çdo dalje publike është shprehur se i mungon shumë prezenca e tij.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instastory” një video, ku shihet duke udhëtuar me makinë teksa dëgjon këngën e Eneda Tarifës “Ëndërrat do t’i marrë me vete”.

Krah videos Ronela ka lënë dhe një shkrim :“Je ëngjëll, ti je drita ime Babi”, duke na bërë të gjithëve të na mbushen sytë me lot.

Kohëve të fundit përveç hiteve dhe projekteve të reja që pritet të sjellë këngëtarja, është lakuar nga mediat dhe për ndarjen e saj nga këngëtari Young Zerka me të cilin vetëm pak kohë më parë e bëri lidhjen publike.