Romeo i dashuruar pas këngëtares së njohur, ja si e surprizon ai…

674
Sigal

Prej disa kohësh përflitet për një lidhje të këngetares se njohur Jonida Maliqit dhe aktorit Romeo Veshaj, por që deri më tani kjo nuk është pranuar nga asnjëra palë.

Ndërsa 3 ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video, në të cilën shfaqeshin këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i ‘Al Pazar’ Romeo Veshaj, duke u përqafuar dhe duke kaluar momente romantike në një pishinë sëbashku.

Por siç duket Romeo nuk do t’ia dijë aspak për lajmet që qarkullojnë rreth tyre. Vëllai i tij Donaldi ka publikuar një video, të cilën Romeo e ka ripostuar, ku aktori shihet në ambientet e Tring. Romeo nis të këndojë këngën ‘I see you again’, duke treguar kështu se nuk i interesojnë lajmet që po qarkullojnë për ta.