Sigal

Në një intervistë për revistën “Class” Robert Berisha ka treguar vesin më të keq të bashkëshortes së tij Nora Istrefi.

Ai u shpreh se një nga arsyet që grindet më shpesh me Norën është sepse ajo është një tip që nuk i bëhet vonë asnjëherë.

Sipas Robertit, Nora nuk është aspak korrekte, jo vetëm në takimet e punës por as në ato daljet bashkë për darkë apo ndonjë event familjar.

“Ka pasur raste që e ka pasur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 9:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9, arrin, hip në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Nuk është e saktë (me orën) për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora”.