Robert Berisha dhe Eriona Sejdiu ndajnë rrugët, çfarë ndodhi me dyshen?

550
Sigal

Për një vit e gjysmë emisioni “Robi plaket kur don vet” është prezantuar nga artisti Robert Berisha dhe Eriona Sejdiu.

Me pyetjet e saj provokuese por edhe kiminë televizive me Robertin, ajo u shndërrua shpejt në një personazh të dashur për audiencën.

Image

Por, pas një viti e gjysmë, këtij bashkëpunimi duket se i ka ardhur fundi.

Burime për “Prive” kanë bërë të ditur se është ndërprerë bashkëpunimi me programin dhe moderatoren do ta shohim vetëm në një episod të “Robi plaket kur don vet”, i cili është xhiruar paraprakisht.

Image

Arsyet e këtij largimi janë ende të panjohura, por besohet që pjesërisht lidhen me kohën e kufizuar nga angazhimet e reja të Sejdiut, e cila para pak ditësh ka hedhur në treg brandin e saj të veshjeve.

Për ata që e duan Erionën në ekran, ajo do të vazhdojë në një prej serialeve vendore dhe në këtë sezon të ri teksa mbetet ende e paqartë se kush do ta pasojë atë në pozitën e bashkë prezantueses krah Robert Berishës.

ImageImage