Rita Ora thotë se i ka ngrirë qelizat vezë dy herë

438
Sigal

Shumë gra në gjithë botën zgjedhin t’i ngrijnë vezët. Por, nëse jeni pop-yll ndërkombëtar, pse mos ta bëni këtë dy herë?

Rita, e cila bën 30-vjeç këtë vit, është ylli i radhës në kopertinën e revistës “Love”, ku tregoi për masat që ka marrë për t’u siguruar që mund të bëhet nënë një ditë.

“Unë do t’i dua fëmijët”, thotë ajo. “E dini se i kisha ngrirë vezët? Dy herë. Unë kam dy epruveta në dy ndërtesa të ndryshme, në vende të ndryshme, në rast se njëra nga ndërtesat shembet”.

Kjo nuk është hera e parë që Rita ka diskutuar në lidhje me ngrirjen e vezëve. Në vitin 2017, ajo tha se mjeku i saj e kishte këshilluar të vepronte në atë mënyrë.

“Pse nuk do t’i ruash ato tani dhe nuk do të duhet kurrë të shqetësohesh për to përsëri?”, kujton fjalët e mjekut këngëtarja.

Në fotosesionin e realizuar për revistën “Love”, Rita shfaqet duke u endur në shkretëtirë.

Pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018, Rita ka marrë pjesë në xhirimet e filmit Olivert Twist, ndërsa aktualisht është anëtare e jurisë në “The Masked Singer”.

Sipas Autoritetit të Fekondimit dhe Embriologjisë Njerëzore, 46 për qind e grave që ngrinë vezët e tyre ishin beqare. 77 për qind e grave që zgjodhën Klinikën e Grave në Londër midis 2012 dhe 2016 e konsideruan veten beqar.