Rita Ora këmbëngul: Kënga “Girls” nuk flet për të gjithë biseksualët por për udhëtimin tim

565
Sigal

Rita Ora ka premtuar se do të vazhdojë të performojë këngën e fundit edhe pse ka marrë kritika nga komuniteti i LGBTI-së.

Ylli 27-vjeçar u kërkoi falje ditë më parë fansave pas publikimit të këngës “Girls”, të cilët e akuzuan rreth përpjekje për të shfrytëzuar biseksualitetin.

Ajo kishte pohuar se fjalët e pista në tekstin i takojnë “vetëm historisë së jetës së vetë”. “Nuk kam dashur të flas në emër të të gjithë dhe për të gjithë komunitetin”, i tha ajo gazetës.

“Është një festë dhe me të vërtetë kam ardhur nga një vend pozitiv. Është një udhëtim i vërtetë i përvojës sime. Jo të gjithë ndajnë të njëjtat udhëtime në jetë. Ky ishte vetëm udhëtimi im”, pohoi këngëtarja për “The Sun”.

Rita 2

Ora shtoi “Jam kënaqur duke performuar dhe sërish do ta bëjë. Do të kem kohën më të mirë”.
Rita më herët ka pohuar se i dëshironte në këngë, Charli XCX, Cardi B dhe Bebe Rexha, për të qenë një himn për biseksualët. Ndryshe, kënga thuhet se i është dedikuar ish-të dashurës së këngëtares sonë, modeles Cara Delevingne.