Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në botë. Këngëtarja vazhdon me sukses koncerte të ndryshme anembanë globit duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
E ushqimet tradicionale duket se mbeten të preferuarat e bukuroshes bionde dhe sa herë vjen në shtëpi duket se nuk mund t’iu ndahet.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi teksa shihet një pite, të cilën e ka përgatit mamaja e këngëtares, Vera Ora. ”Në shtëpi me nënën Vera Ora, pite”, ka shkruar 27-vjeçarja në Instagram.