Rihanna sëshpejti drejt altarit? Ja e vërteta…

516
Sigal

Rihanna është një nga këngëtaret që intervistat e saj numërohen me gishta.

Por së fundmi ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur për jetën private si dhe për planet për martesë.

Në një intervistë për revistën “Interview” ajo ka pranuar se është e dashuruar gjë që u dallua dhe në udhëtimin e saj të fundit me të dashurin e saj miliardier  Hassan Jameel në Capri të Italisë.

Kur u pyet gjatë intervistës  nëse ka ndërmend të martohet, Rihanna heshti për pak dhe më pas u përgjigj:

“Vetëm Zoti e di këtë gjë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”.

Ajo ka shtuar se dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë.

Rihanna ka treguar se lidhja e saj me Hassan Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.

“Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tre ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”, ka rrëfyer Rihanna.