Ribashkohen Nora Istrefi dhe Robert Berisha, ja arsyeja

135

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë shumë të komentuar në media për ndarjen e tyre të bujshme. Çifti i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare në gusht të vitit të kaluar, ndarje që u shoqërua me shumë lajme dhe deklarata.

Mirëpo së fundmi Nora dhe Roberti janë bashkuar për të festuar bashkë ditëlindjen e vajzës së tyre, Renee.

Vogëlushja e Norës dhe Robertit, mbushi 5 vjeç dhe mami e babi i kishin organizuar një festë si në përralla në oborrin e shtëpisë.

Roberti ka postuar sot një foto nga festa duke treguar se ai nuk mungoi në ditën më të rëndësishme të Renees.

Këngëtari i kushtoi edhe një dedikim shumë të veçantë të bijës: “Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote ma zbukuron ditën. Trëndafilat janë të bukur, ëmbëlsirat janë të mira, por të të kesh ty bijë nuk krahasohet me këto dhe me talentet e tua e personaliteti tënd të mrekullueshëm. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mrekullueshme, e mbështjellë në një paketë që unë e quaj: Bijë. Ti ke qenë dhe mbetesh dashuria e mamit dhe babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, shkruan Roberti.

Gjithashtu edhe urimi i Norës ishte shumë emocionues. “Urime dietlindja dashuria e jetes mamit. S’po m’besohet qe i ke mbushe 5 vjet sot. Faleminderit Zot per dhuraten ma t’bukur qe ekziston. Nuk kisha dite me kerku ma shume”, shkruan Nora.