Sigal

Kohët e fundit Rezarta Shkurta është vënë në qendër të vëmendjes për shkak se partneri i saj, Ermal Hoxha doli nga burgu ku u akuzua për trafik droge.

Menjëhërë kjo ngjarje u pasua me disa udhëtime si dhe një festë gjigande në vilën e tyre me rastin e 5 vjetorit të Herës.Nuk kaloi shumë kohë dhe Rezarta u përfol se ishte në pritje të ëmbël, diçka që e mohoi në mënyrë kategorike duke shtuar se nuk e kishte në plan për një fëmijë të dytë.

Tashmë ajo ka ëmbëlsuar rrjetin duke postuar një nga dhuratat më të shtrenjata që i ka bërë e bija e saj, Hera. Një vizatim plot dashuri i vogëlushes, që duket se fsheh një talent të madh.