Qëlloi Luzin me shpullë, Kejvina përjashtohet nga shtëpia e BBV

153
Modelja Kejvina Kthella është përjashtuar nga shtëpia e BBV-së, pasi ka qëlluar me shpullë këngëtarin Luiz Ejlli.

Sigal

Mbrëmjen e së shtunës, komenti i Luiz Ejllit revoltoi shumë modelen Kejvina Kthella, e cila guxoi ta qëllonte me shuplakë.

Këto pamje u duk sikur u fshehën mbrëmjen kur po zhvillohej spektakli pasi nuk u transmetuan ndonëse Kejvina shfaqej shumë e nevrikosur dhe nuk kursente gjuhën e rrugës dhe ofendimet ndaj Luizit.