Prince Harry dhe Meghan Markle thyejnë sërish rregullat, shkëmbejnë puthje në publik

522
Sigal

Princ Harry dhe Meghan thyejnë rregullat në publik, shkëmbejnë puthje më të dashuruar se kurrë.

Princ Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle kanë nisur turneurn e tyre në Afrikë aty ku dhe duket se po kalojnë kohën më të mirë.

Çifti ndodhet në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Afrikë, ndërsa ditën e sotme kanë thyer rregullat e protokollit mbretëror duke shkëmbyer një puthje në publik.

Një burim pranë çiftit ka rrëfyer se ata ndihen mjaft mirë kur ndjekësit i thërrasin në mbiemër dhe jo me titujt mbretërorë.

Në mediat rozë kanë qarkulluar dhe video të ndryshme të dyshes duke kërcyer në linjën e aktiviteteve të ndryshme që kanë ndjekur.

Kujtojmë se pranë Markle dhe Harry-t ndodhet edhe i vogli i tyre, Archie.