Sigal

Po flitet për një lidhje të re në showbiz: mes Kledi Bahitit dhe vajzës konkurrente në Kënga Magjike, Krusita.

Kledi është parë ta shoqërojë Krusitën në provat e Këngës Magjike por jo vetëm aty. Gjatë një interviste të dhënë kompozitori si pa dashje pranoi diçka kur tha se gjatë prodhimit të një kënge, mund të lindin edhe ndjenja.

“Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që material i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”. Krusita po merr pjesë me këngën ‘Akull’ të kompozuar nga Kledi Bahiti, ndoshta…ndoshta i dashuri i saj.