Patrisi hedh poshtë thashethemet për ndarje me Tunën, ja urimi me fjalët romantike për këngëtaren

329
Sigal

Pas ndarjes së bujshme të Nora Istrefit dhe Robert Berishës, mediat kosovare pak kohë më parë nxorën lajmin se një tjetër divorc i mundshëm pritet brenda familjes Berisha, e këtë herë mes këngëtares Tuna dhe partnerit të saj, Patrisit.

Më pas në muajin maj ata u shfaqen sëbashku më të lumtur se kurrë në ditëlindjen e djalit. Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu feston 35-vjetorin e lindjes.

Mes shumë urimesh nga miq e fansa, vëmendjen e ka marrë ai i partnerit të saj, Patris Berisha. Patrisi me fjalët më romantike, ka zgjedhur në këtë ditë të veçantë që t’i vërë vërë kapakun të gjithë thashethemeve për ndjarje.

“Urime shpirt! I bofsh edhe 100 qishtu, veç tu u puthë me mu”, shkruan ai. Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali të quajtur Tian.

foto galeri