Sigal

Në një prononcim ekskluziv për ‘TMZ’, personi që i siguroi drogën këngëtares Demi Lovato ka zbuluar detajet e natës që bëri bujë në media. Ai quhet Brandon Johnson dhe shpesh është përmendur në media për deklaratat e tij që lidhen me këngëtaren e njohur.

Rezultate imazhesh për dami lovato

“Ishte ora 4 e mëngjesit kur Demi më telefonoi dhe më kërkoi të shkoja te shtëpia e saj. E kuptova menjëherë se çfarë kërkonte nga unë, prandaj mora disa kokrra me vete, të cilat i pimë bashkë. Ajo e dinte që droga që i dhashë nuk ishte e sigurt, pasi vinte nga rruga dhe jo nga farmacia, por nuk ndaloi. Ato kokrra ishin shumë më të forta. Më pas unë u largova rreth orës 7 ose 8 të mëngjesit dhe Demi ishte duke fjetur qetësisht”,-ka shpjeguar ai.

Më tej Brandon ka zbuluar se ai dhe Demi konsumonin shpesh lëndë narkotike së bashku, madje kishin pasur edhe marrëdhënie seksuale disa herë, gjë të cilën vetë këngëtarja e ka mohuar. Kujtojmë Demi Lovato për pak humbi jetën nga mbidoza që mori pak javë më parë. Ajo u shtrua urgjentisht në spital, ku mori mjekimin e nevojshëm që i shpëtoi jetën.