Pas një viti mungesë, Eni Koçi rikthehet në muzikë me një bashkëpunim

286
Sigal

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi prej një viti i ka munguar tregut muzikor. Së fundmi, ajo ka lajmëruar rikthimin e saj të fuqishëm.

Eni ka publikuar një foto në Instagram, ku ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re. Ajo tregon se kënga do të jetë bashkëpunim por ende nuk dihet se me kë.

“Kënga e re ft…?? Të shohim kush po e gjen”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos,ndërkohë ndjekësit kanë filluar me hamendësimet e tyre. Emrat kanë qenë të shumtë, mes të cilëve nuk ka munguar edhe emri i partnerit të saj Gencit.