Sigal

Këngëtarja shqiptare u zhduk pa “nam apo nishan” nga jeta publike dhe ajo virtuale, por është duke përgatitur diçka speciale për fansat e saj që ndodhen jashtë kufijve shqiptare.

Një faqe online, që nxjerr në shitje biletat për koncertet e artistëve, ka publikuar shtatë datat kur do të performojë këngëtarja shqiptare në vende të ndryshme të SHBA-ve dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Më 12 dhe 13 prill, Elvana pritet të mbajë dy koncerte në Angli, i pari në Mançester dhe i dyti në Londër.

Biletat në varësi të vendeve kushtojnë nga 44 në 71 dollarë, ndërsa për datën e dytë të koncertiti numri i biletave është i limituar.

Ndërsa pesë koncertet e tjera janë në Amerikë, nga data 2 deri në 9 maj, saktyësisht në: LOs Angeles, Asbury Park, Neë York, Philadelphia, Michigan.

Në portal thuhet që të gjitha biletat janë shitur.

Por axhenda e saj për 2019-n nuk mabron me kaq, pasi ajo është pjesë e listës së personazheve që do të performojnë në festivalin 3-ditor “Camp Bestival 2019”, që do të mbahet në datat 25-28 korrik.

Sipas informacionit të publikuar online, “Camp Bestival” një festival që ndanë çmime, ndërsa kombinon idenë e një eventi ku përfshihet e gjithë familja.

Ai do të mbahet në Kështjellën Lulworth që ndodhet në East Lulworth. Elvana është pjesë e listës së këngëtarëve që janë ftuar të performojnë.

Në heshtje këngëtarja ka vendosur që të organizojë turneun e saj dhe me siguri fansat e saj janë shumë të lumtur.