Para një muaj moderatorja e ëmbël e ekranit Jona Spahiu, solli në jetë një djalë. Gjatë kësaj kohe moderatorja ka zgjedhur të publikojë vetëm ‘copëza’ të Raiden dhe imazhin e plotë e ka mbajtur larg rrjeteve sociale.

Përpos vogëlushit, Jona pas lindjes nuk ka publikuar as foto të sajat për të parë ndryshimet që mund të ketë pësuar.

Por nëse ishit bërë kuriozë, bashkëshorti i saj ju tregon një imazh të plotë se si duket Jona.

Në fotot e publikuara duket se pavarësisht se ka kaluar vetëm pak kohë nga ardhja në jetë e djalit, Jona duket në super formë fizike.