Sigal

U bënë disa muaj që Xhensila Myrtezaj ju ka munguar fansave të saj. Pas lindjes së vogëlushes Ajka, këngëtarja vendosi të shkëputej nga muzika për të qëndruar pranë së bijës në çdo moment.


Por vetëm 3 muaj pas lindjes, Xhensila ka vendosur të surprizojë fansat duke ju dhënë lajmin e shumëpritur. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ajo njofton se sapo është rikthyer nga pauza dhe koncerti i saj i parë do të jetë në një ‘club’ në Vienë.
“E rinis me koncertin tim të parë, pas një pauze të shkurtër”, shkruan këngëtarja krahas fotos.


Projekti i fundit që Xhensila ka prezantuar për publikun është ai me Ardian Bujupin, 4 muaj më parë.