Pas gjendjes së rënduar shëndetësore, reagon Madonna

35
Sigal

Madonna është detyruar të pezullojë turneun e saj për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial, i cili e çoi në një qëndrim disaditor në spital. Më pas, Madonna doli nga spitali, por sërish po merrte përkujdesin dhe pushimin e duhur.

Diva e muzikës ka bërë një reagim ditën e djeshme, duke treguar të gjithë mirënjohjen ndaj dashurisë dhe lutjeve të fansave, si dhe gjendjen e saj shëndetësore:

“Faleminderit për enegjinë tuaj pozitive, lutjet, fjalët shëruese dhe inkurajuese. E kam ndjerë dashurinë tuaj. Jam në rrugën drejt shërimit dhe jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjitha bekimet që kam në jetë”.

Më tej, shtoi:

“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishte (për) fëmijët e mi. Mendimi i dytë ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që bleu bileta për turneun tim. Gjithashtu, nuk doja të zhgënjeja njerëzit që punuan pa u lodhur me mua gjatë muajve të fundit për të krijuar shfaqjen time. Urrej të zhgënjej këdo. Fokusi im për momentin është shëndeti, të bëhem më e fortë dhe ju siguroj që do të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur”.

Pas gjendjes së rënduar shëndetësore, reagon Madonna

Madonna tregoi se do të planifikonte sërish turneun në Amerikë dhe më pas, do të jetë në tetor në Europë.

Turneu në 35 qytete në mbarë botën supozohet të jetë një retrospektivë për këngëtaren 64-vjeçare, dedikuar muzikës së saj në katër dekadat e fundit.