Sigal

Meghan Markle dhe i ati i saj Thomas Markle, që pas dasmës nuk kanë aspak marrëdhënie të mira. Thomas nuk shoqëroi të bijën drejt altarit me pretekstin se ishte i sëmurë. Që nga ajo kohë ai nuk ka reshtur se foluri keq në media për familjen mbretërore, duke pretenduar se ata janë arsyeja e prishjes së marrëdhënies me aktoren.

Por së fundmi bëhet e ditur se Meghan Markle po planifikon të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me të atin. Sipas burimeve për “The Mirror”, Dukesha e Sussex do të jetë e vetme në këtë udhëtim sekret, për t’i dhënë fund njëherë e mirë zhurmës së madhe mediatike.

74-vjeçari është shprehur entuziast për takimin dhe se fundin e muajit gusht do t’ia dedikojë tërësisht së bijës.