Sigal

Ozge Ozder është shumë e njohur në Shqipëri me rolin e saj si Emel në serialin ‘Shtëpiake të dëshpëruara’. Në fund të muajit korrik, aktorja turke kurorëzoi me martesë dashurinë disa vjeçare me këngëtarin, Sinan Guleryuz. Ata organizuan një dasmë shumë të veçantë në Stamboll me njerëzit dhe miqtë më të afërt.

Pas dasmës, çifti kanë nisur muajin e mjaltit në një nga ishujt më të bukur në Indonezi, Bali. Ozge dhe Sinan kanë publikuar disa fotografi në rrjete sociale dhe duket se të dy po i shijojnë shumë këto ditë si të martuar.