Sigal

Multimilioneria Paris Hilton ka dalë në ndihmë të një komuniteti në Meksikë, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht pas një tërmeti me magnitudë 7.1 ballë në shtator 2017-të. Paris ka vizituar qytetin Xochimilco në Meksikë për të dhënë jastëkë dhe shumë produkte të tjera nga kompania e saj. Hilton kishte vendosur të hiqte dorë nga luksi dhe u shfaq e thjeshtë si kurrë më parë. Në fotografitë dhe videot e publikuara, Paris shfaqet duke përqafuar fëmijët dhe duke u qëndruar pranë. Më shumë se 100 njerëz ndërruan jetë pas atij tërmeti shkatërrimtar, prandaj të tilla ndihma humanitare janë shumë të nevojshme.