Shakira mendonte se ish-partneri i saj, Gerard Piqué do të ishte dashuria e saj e jetës, derisa zbuloi tradhtinë e tij përmes kavanozit me reçel. Këngëtarja, në një intervistë me Billboard u shpreh se ishte e përkushtuar ndaj futbollistit dhe mendonte se vetëm vdekja mund t’i ndante nga njëri-tjetri.
“Prioriteti im ishte shtëpia dhe familja ime. Besoja në “vetëm vdekja mund të na ndajë”. E besoja atë ëndërr”, u shpreh këngëtarja e “Hips Don’t Lie”.
Artistja kolumbiane tha gjithashtu se besonte në një histori dashurie që zgjat përgjithmonë, njëjtë si ajo e prindërve të saj, të cilët janë bashkë prej 5 dekadave. “Ata e duan njëri-tjetrin si në ditën e parë, me një dashuri unike dhe të paripërsëritshme, kështu që mendoja se ishte e mundur. Gjithmonë kam pasur atë shembull dhe e doja të njëjtën gjë për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”.
Ajo gjithashtu tha se ndërkohë që i përkushtohej futbollistit, e kishte lënë pezull karrierën e saj muzikore dhe performancat.
“Ideja është që iu përkushtova atij dhe familjes. Ishte shumë e vështirë për mua që të vazhdoja me karrierën time profesionale në Barcelonë”, tha ylli kolumbian, duke shtuar se nuk mund t’i linte fëmijët e saj, Milan dhe Sasha vetëm dhe ishte shumë sfiduese të kapte ritmin.
Shakira dhe futbollisti Gerard Piqué u ndanë pas 11 viteve së bashku. Ata konfirmuan ndarjet përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, tha çifti në një deklaratë të përbashkët të shtunën. “Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.”

Ata kanë 2 fëmijë së bashku, djemtë Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç). Shakira dhe Piqué u lidhën në mars të 2011-ës, pasi u takuan në setin e këngës “Waka Waka (This Time for Africa)”, kënga zyrtare e FIFA Ëorld Cup 2010.